Napoli ndryshon mendje mbi Spallettin

Futboll

Napoli ndryshon mendje mbi Spallettin

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:35
Napoli ndryshon mendje mbi Spallettin

Luciano Spalletti do të jetë trajner i Napolit edhe për dy sezonet e ardhshme.

Presidenti De Laurentiis ka vendosur ta mbajë atë pas punës së shkëlqyer të bërë muajt e fundit.

Edicioni i sotëm i gazetës Repubblica bën të ditur se fillimisht ka pasur një rinovim të marrëveshjes në rast të një kualifikimi në Champions League, por presidenti blu ka ndryshuar mendje dhe e ka mbyllur deri në vitin 2024, sepse e vlerëson shumë trajnerin toskan.

Në fakt, Spalletti është fjalëpak dhe punë shumë, duke ditur se ai ka marrë misionin për të kthyer Napolin në Champions.

Nuk dihet fundi pasi renditja është e ngjeshur por sigurisht që duhet parë edhe në sajë të dëmtimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat