Valencias do të përfitojë tre milionë euro

Futboll

Valencias do të përfitojë tre milionë euro

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:24
Valencias do të përfitojë tre milionë euro

Këtë mbrëmje janë bërë zyrtare dy transferime ku Robin Gosens lë Atalantan dhe i bashkohet Interit, kurse Aston Villa ka transferuar Calum Chambers nga Arsenali.

Tani, kampioni i La Ligas Atletico Madridi ka bërë zyrtare përmes një komunikate në llogarinë “Twitter” se ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Valencias Daniel Wass.

Wass i bashkohet kampionit spanjoll këtë janar, dhe ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023, ndërsa raportohet se kontrata mund ti zgjatet deri në vitin 2024.

Nga kjo marrëveshje, klubi i Valencias do të përfitojë tre milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat