Vjehrri shkon në ndihmë të dështimit të Unitedit

Futboll

Vjehrri shkon në ndihmë të dështimit të Unitedit

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:16
Vjehrri shkon në ndihmë të dështimit të Unitedit

Histori e pabesueshme në merkaton e futbollit që përfshin Patrick Vieira, Dennis Bergkamp dhe Donny Van de Beek.

Ky i fundit, në fakt, është prej kohësh jashtë projektit të Manchester United dhe është vënë në kërkim të një skuadre të re, dhe këtu hyjnë në lojë Vieira dhe Bergkamp.

Dennis, në fakt, është babai i të fejuarës të mesfushorit të Djajve të Kuq, Estelle, dhe, sipas Sky Sports, duket se ka marrë në telefon trajnerin aktual të Crystal Palace (dhe ish-shoku i skuadrës tek Arsenal) për ta bindur të marrë Donny-n, dhe duket se ia ka dalë.

Manchester ka dëshirë ta huazojë, një formulë kjo që pëlqehet edhe nga londinezët, të cilët duan të shtojnë një ose dy elemente cilësorë në skuadër.

Mesfushori i Ajax-it ka zbarkuar në Manchester në 2020-ën për 39 milionë euro, plus 5 si bonus, pasi ka shkëlqyer me skuadrën e Ten Hag, me të cilën ka shkuar një hap larg finales së Champions League në 2019-ën.

Megjithatë, tek United nuk ka arritur të gjejë hapësira dhe tani duket se po kërkon një sistemim të ri. Edhe Valencia po e ndjek.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat