Orë vendimtare për Jahmir Hykën

Futboll

Orë vendimtare për Jahmir Hykën

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:47
Orë vendimtare për Jahmir Hykën

Teuta do ta mbajë hapur merkaton deri në limitet e lejuara, pasi ekipi ka ende nevojë për përforcime.

Emri që po bën “zhurmë” më shumë për momentin në kampin durrsak është ish-mesfushori i Kombëtares, Jahmir Hyka, i cili pas përfundimit të kontratës në Kinë, është lojtar i lirë.

Mësohet se palët janë në kontakte dhe në orët në vijim mund të kemi zhvillime për sa i përket marrëveshjes.

Pa dyshim bëhet fjalë për një lojtar me CV, por mbetet për të parë se cila është forma e mesfushorit, që nuk është në aktivitet prej disa muajsh.

Gjatë ditës së sotme mund të ketë një vendim sa i përket afrimit të mundshëm të 33-vjeçarit te durrsakët.

Rubin Hebaj, Reild Kurti, Florent Avdyli, Harrallamb Qaqi, Klejdi Daci (huazim nga Kukësi), Ergys Peposhi (huazim nga Kukësi) janë deri tani afrimet që ka bërë Teuta në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat