Aksident me makinë

Futboll

Aksident me makinë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:59
Aksident me makinë

Kevin Malcuit ka përjetuar së fundmi një aventurë të hidhur teksa ka pësuar një aksident me makinë.

Për fat të mirë, goditja nuk ishte e fortë dhe mbrojtësi i Napolit ia ka hedhur pa pësuar asnjë dëmtim fizik, ndërsa edhe nëpërmjet rrjeteve sociale ka qartësuar të gjithë të shqetësuarit se ishte mirë nga ana shëndetësore dhe bëhej fjalë thjesht për një tronditje.

Ndërkohë, po në rrjetet sociale një mik i është gjendur pranë Malcuit duke i ofruar makinën e tij.

Mirëpo, 30-vjeçari duket se ka “zënë mend” dhe tashmë do të fillojë të lëvizë me biçikletë për të evituar në këtë formë shpejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat