Manchester United mëson çmimin e Neves

Futboll

Manchester United mëson çmimin e Neves

Më: 29 janar 2022 Në ora: 16:59
Ruben Neves

Skuadra angleze Wolverhampton është optimiste që do ta mbajnë në skuadër mesfushorin e tyre Ruben Neves, pavarësisht interesimit nga Manchester United dhe Arsenal.

Raportohet se “Ujqërit” kanë bërë të ditur se cilado skuadër që është e interesuar në Neves, duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 48 milionë eurosh.

United kishte shprehur interesim për Neves gjatë verës së kaluar, por nuk dëshironte të paguante më shumë 40 milionë euro për yllin portugez.

Tani, besohet që trajneri i “Djajve të Kuq” Ralf Rangnick është admirues i madh i Neves, dje ka kërkuar nga klubi që të sigurojnë transferimin e tij.

Që prej kalimit nga skuadra e Portos te Wolverhampton në vitin 2017, Ruben Neves ka bërë 197 paraqitje për skuadrën angleze, duke regjistruar 22 gola dhe 11 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat