Mësohen tre emrat e ekipeve gjysmëfinaliste

Futboll

Mësohen tre emrat e ekipeve gjysmëfinaliste

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 11:41
Mësohen tre emrat e ekipeve gjysmëfinaliste

Mësohen tre emrat e ekipeve gjysmëfinaliste!

FSHF Cup, kompeticioni i futbollit amator 9×9 që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbrëmjen e së hënës tre nga katër përballjet e fazes çerekfinale të këtij edicioni të dytë, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalistët.

Primo siguroi një biletë për në fazën tjetër, teksa mundi me shifrat 3-1 ekipin e Futura Dent, ndërsa me po të njëjtat shifra përfundoi edhe ndeshja ATS – Homeland Triumph, me ekipin e ATS që kalon kështu në gjysmëfinale. Vila L u mund nga skuadra e Dussel, me rezultatin 2-1, duke siguruar gjithashtu gjysmëfinalen.

Sakaq, këtë të martë në kompleksin “Skënder Halili” do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër çerekfinale mes Prestige – Jata Market,  që do të përcaktojë edhe ekipin tjetër gjysmëfinalist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat