Është interesant se me 1 shkurt Instituti ndërkombëtar për histori të futbollit dhe statistika (IFFHS), ka publikuar formacionin e ëndrrave të Kosovës apo më të mirin të të gjitha kohërave!
Është fakt që formacioni i paraqitur nuk është i përkryer dhe ajo dihet botërisht, sepse ka edhe emra tjerë që e meritojnë të jenë në 11-sh!
Formacioni që u publikua nga IFFHS është: Samir Ujkani, Xhevdet Muriqi, Debatik Curri, Amir Rrahmani, Faton Domi, Kujtim Shala, Besnik Hasi, Fadil Muriqi, Xhevat Prekazi, Fadil Vokrri dhe Ardian Kozniku.
Ky formacion ka zgjuar reagime e polemika, por një që bie në sy, askush nuk e përmend Luan Prekazin as nga shumë polemizues e komentues, duket se kanë harruar që ai ekziston apo iu ka dalur mendsh?
Kush është Luan Prekazi?
Pas Zenun Brovinës që ka pak shumë pak ndeshje në Partizan të Beogradit, pasi në këtë ekip ka shkuar Luan Prekazi në vitin 1967 dhe ka luajtur deri në vitin 1969! Ai ka pasur një karrierë të bujshme!
Prekazi nga viti 1963 e deri 1967 u paraqit në Trepçë, pastaj në Partizan (1967-1969), kthehet në Kosovë përkatësisht në Prishtinë në vitin 1969-74 dhe pas një kohe rikthehet në Trepçë (1976-77).
Një emër i madh i futbollit, mos të lihet në harresë! Kush ishin futbollistët që pushtuan ish Jugosllavinë artificiale? Pas Zenun Brovinës e Luan Prekazit, Xhevat Prekazi (Partizan, Hajduk Split) Kujtim Shala (Partizan, Dinamo Zagreb), Esat Mehmeti (Vardari), Neshet Zhaveli (Rijeka), Isa Sadriu (Partizan), Fadil Vokrri (Partizan), Ardian Kozniku (Hajduk), Fadil Muriqi (Rijeka) etj.
Është e çuditshme pse aq pak përmendet apo fare hiq një legjendë e futbollit si Luan Prekazi, që dikur çonte në këmbë tifozët. A mos vallë, se sot është i harruar një legjendë si Luani?