Kumbulla: Sulmuesit tonë janë shumë të fortë

Futboll

Kumbulla: Sulmuesit tonë janë shumë të fortë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:52
Kumbulla: Sulmuesit tonë janë shumë të fortë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Romës, Marash Kumbulla, në profilin e tij në “Twitter”, ka postuar disa pyetje të tifozëve verdhekuq.

Këta të fundit kanë pasur kuriozitete të ndryshme për qendërmbrojtësin kuqezi, i cili ka komentuar mes tyre edhe raportet me trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Ku ndjeheni më mirë, në mbrojtjen me tre apo me katër?

Kam nisur që të luaj në mbrojtjen me 3, por argëtohem shumë kur luaj në mbrojtjen me katër.

Sa po mëson me një trajner si Mourinho?

Për një futbollist të ri, është një mundësi fantastike që të punosh me një trajner si Mourinho. Po mësoj shumë me të, sidomos nga ana karakteriale.

Si ndiheni me të?

Ndihem mirë, sepse unë i vlerësoj shumë personat e sinqertë.

Çfarë impakti ka pasur në jetën tuaj, kur filuat të luani me Romën?

Kam ruajtur të njëjtin stil jetese që kisha edhe në Verona, kështu që nuk kam ndjerë ndonjë ndryshim.

Kush është shoku i skuadrës më i vështirë për t’u markuar gjatë stërvitjeve?

Sulmuesit tonë janë shumë të fortë, kështu që po them Zaniolo dhe Abraham.

Si ndjeheni te Roma?

Ndihem shumë mirë, sepse është një qytet fantastik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat