Brdariç: Djemtë zbresin në fushë për fitore

Futboll

Brdariç: Djemtë zbresin në fushë për fitore

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:39
Brdariç: Djemtë zbresin në fushë për fitore

Vllaznia luan në Laç nesër (13:45), takimi më i fortë i javës së 19-të në Abissnet Superiore (Supersport 3).

Kuqeblutë kanë triumfuar në dy takimet e para ndaj ekipit kurbinas, por trajneri gjerman deklaroi në prononcimin për mediet se kundërshtari nuk është më ekipi i javëve të para. Gjithsesi, Brdariç thekson se djemtë e tij do të zbresin në fushë për fitore.

DUELI – ”Kjo është një ndeshje tjetër, Laçi ka ndryshuar si ekip, kështu që ne duhet të jemi gati për këtë ndeshje. Duhet përkushtim i madh për t’i shkaktuar humbje Laçit. Kam parë harmoni, përkushtim dhe punë të mirë te skuadra. Djemtë janë stërvitur me dëshirë, mendoj se kemi mundësi të mira për të fituar”.

KUNDËRSHTARI – “Laçi është ekip i njëjtë, por me një trajner tjetër, me një mënyrë ndryshe loje. Edhe ne jemi të përgatitur, jemi në formë shumë të mirë, kështu që diferencën nesër do e bëjnë detajet. Do të japim përtej maksimumit tonë, pasi duam të marrim tre pikët”.

EKIPI – “Sigurisht që ka vështirësi kur mungojnë lojtarët për dëmtime apo kartonë. Ne jemi profesionistë dhe e kam thënë gjithmonë që kemi më shumë se 11 lojtarë. Secili do të ketë minuta për të treguar veten. Besoj se do të japim më të mirën kundër Laçit”.

STËRVITJA – “Më pëlqen fusha ‘Reshit Rusi’. Më përpara jemi stërvitur në kushte qesharake, tani ndihemi më profesionistë, pasi po stërvitemi në një fushë të mirë. Bari nuk është natyral, duhet të përshtatemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat