Mehmeti i beson Kallakut

Futboll

Mehmeti i beson Kallakut

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 16:26
Mehmeti i beson Kallakut

Teuta ka rigjetur qetësinë me rikthimin e Renato Arapit në pankinë, pasi ka marrë dy fitore radhazi ndaj Skënderbeut, një për Kupë e një tjetër për kampionat, ndërsa pasditen e sotme e pret një tjetër test për konfirmim, siç është ai ndaj Partizanit.

Të dy skuadrat janë larg pritshmërive të tyre sezonale, por do të kërkojnë marrjen e tre pikëve, në mënyrë që të afrohen sa më shpejt me zonën europiane të renditjes, që është edhe objektivi i vetëm që u ka mbetur.

Sa u përket formacioneve, Renato Arapi nuk i ka ndryshuar asgjë 11-shes që ka mposhtur dy herë Skënderbeun, ndërsa Dritan Mehmeti i ka besuar nga minuta e parë një “ish”-i si Sherif Kallaku.

Formacionet zyrtare:
Teuta (4-3-3): Qirko; Idrizaj, Qaqi, Ivanovic, Kotobelli; Aleksi, Daja, Acquah; L. Vila, E. Vila, Hebaj.

Partizani (4-3-1-2): Hoxha, A. Marku, Belica, Sota, Hadroj; Murataj, Rrapaj, Mala; Kallaku; Cara, Skuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat