Ballkani me Dajën fitojnë bindshëm ndaj Dukagjinit

Futboll

Ballkani me Dajën fitojnë bindshëm ndaj Dukagjinit

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:52
Ballkani me Dajën fitojnë bindshëm ndaj Dukagjinit

Kryetrajneri i ri i Ballkanit, Ilir Daja, e nisi me këmbë të mbarë pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës.

Therandasit shënuan fitore bindëse me rezultat 4:1 ndaj Dukagjinit të Klinës.

Ballkani vërtetoi se është në formë të mirë dhe kandidati kryesor në luftë për titullin e kampionit.

Meriton Korenica në minutën e 19-të e nisi serinë e golave, duke vazhduar Armend Thaçi (29’), Kushtrim Gashi (63’).

Altin Merlaku ngushton rezultatin në minutën e 80-të. pas katër minutave (84’) Mevlan Zeka thellon rezultatin në 4:1.   

Ballkani ngritët në vend të dytë me 36 pikë, ka një me pak se lideri Drita dhe Dukagjini është në të tetin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat