Mourinho i pakënaqur

Futboll

Mourinho i pakënaqur

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:13
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me fondin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Skuadra Giallorossi ka dështuar të gjejë një formë të mirë këtë sezon dhe gjasat janë të mëdha që ata të mos jenë pjesë e garave evropiane sezonin e ardhshëm.

Kritikat për Jose Mourinho kanë filluar të shtohen, kurse ky i fundit po kërkon nga klubi që të investohet më shumë në transferime – derisa Roma ka investuar më shumë sesa 100 milionë.

Portugezi po planifikon për një ‘revolucion’ në skuadër, gjatë merkatos së verës. Sigurisht, ky revolucion përfshinë edhe transferime e largime të tjera.

Emra si Tammy Abraham, Rui Patricio, Matias Vina, Eldo Shomurodov, Sergio Oliveira e të tjerë janë ata që janë transferuar deri më tani te Roma.

Mbetet të shihet cilët do të jenë emrat tjerë që Mourinho do t’i dëshirojë në ‘Olimpico’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat