Kahn: Kjo është e papranueshme për një skuadër si Bayerni

Futboll

Kahn: Kjo është e papranueshme për një skuadër si Bayerni

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 19:58
Kahn: Kjo është e papranueshme për një skuadër si Bayerni

Kahn ultimatum Bajernit: Dua kampionatin dhe Europën

Humbja (4:2) ndaj Bochumit nuk është harruar ende te kampionët e Gjermanisë, të cilët tani janë në një moment jo shumë të mirë. CEO i skuadrës gjermane, Oliver Kahn, foli dje për situatën e krijuar në kampin bavarez pas turpërimit në kampionat.

“Mendoj që ndeshja me Salzburgun vjen në momentin më të mirë të mundshëm. Do të kemi mundësi të reagojmë direkt dhe kjo është diçka e mirë. E dimë që mund të bëjmë shumë më mirë sesa bëmë të shtunën”, tha Kahn.

Sipas mediave gjermane, ish-kapiteni i bavarezëve ka pasur një takim kokë më kokë me disa lojtarë dhe me trajnerin Julian Nagelsman ku ka analizuar situatën.

“Ishte një sfidë, e cila kurrsesi nuk duhet të kishte shkuar në atë mënyrë. Ishim duke kryesuar dhe më pas pësuam një “black out”. Kjo është e papranueshme për një skuadër si Bayerni. Nëse kërkon të fitosh kampionatin duhet të jesh më vigjilent dhe të mbyllësh ndeshjen sa më parë. Asnjë skuadër nuk kërkon të lërë më pikë rrugës”, tha Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat