Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare

Futboll

Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:27
Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare

Berat Gjimshiti është kthyer në një nga emrat më të vlerësuar në futbollin italian, teksa më në fund është konfirmuar si një i paprekshëm në radhët e Atalantës.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është një nga shtyllat e prapavijës së zikaltërve dhe nuk është aspak çudi që edhe ekipet më të mëdha po monitorojnë futbollistin shqiptar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Përtej Adriatikut tashmë kanë filluar të qarkullojnë zëra për interesim konkret të Interit për Gjimshitin dhe për një plan të qartë se si do të mbërrijnë zikaltrit te futbollisti shqiptar.

Raportohet se Atalanta mudn të jetë e interesuar për sulmuesin Andrea Pinamonti dhe Interi që zotëron kartonin e tij, mund ta sakrifikojë atë për një shkëmbim me Gjimshitin. Interi kërkon yllin e kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat