Lopez paralajmëron Juventusin

Futboll

Lopez paralajmëron Juventusin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:53
Lopez paralajmëron Juventusin

Në një intervistë të dhënë për Corriere di Torino, Maxi Lopez, ish-sulmues i Torino-s, ka folur edhe për Juventus-in në prag të derbit torinez.

Argjentinasi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e Paulo Dybala, kontrata e të cilit me bardhezinjtë është afër skadencës:

“Nuk më pëlqen të flas për gjëra të tilla, është shumë e vështirë të gjykosh nga jashtë. Edhe pse besoj se Juventus nuk mund t’ia lejojë vetes të humbasë me zero një lojtar kaq të rëndësishëm”, ka thënë Lopez.

“Si ka ndryshuar Juventus me blerjen e Vlahovic-it dhe Zakaria-s? Mendoj se nuk ekziston një skuadër fituese pa një qendërsulmues të vërtetë. Me Vlahovic-in dhe Zakaria-n kanë ardhur forca të freskëta, por Juventus është akoma në fazë tranzicioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat