Rrahmani me Napolin barazojnë kundër Barcelonës në 'Camp Nou'

Futboll

Rrahmani me Napolin barazojnë kundër Barcelonës në 'Camp Nou'

Nga: K. Goca Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:40
Rrahmani me Napolin barazojnë kundër Barcelonës në 'Camp Nou'

Napoli kthehet i pamposhtur nga stadiumi "Camp Nou" në Barcelonë. 

Skuadra e famshme italiane ndahet baras (1:1) me Barcelonën, në ndeshjen e parë të 16-ës së finales së Europa League. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dëshmuar angazhim të madh në përballje ndaj katalunasve. 

Futbollisti Zielinski në minutën e 39-të nga afërsia kaloi në epërsi Napolin. Vendasit barazojnë në minutën e 59-të, Torres ishte i pagabueshëm nga penalltia.

Rrahmani luajti me sukses gjatë tërë takimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat