Makelele: Si e tremba Ronaldinhon me një kërcënim?

Futboll

Makelele: Si e tremba Ronaldinhon me një kërcënim?

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:11
Makelele: Si e tremba Ronaldinhon me një kërcënim?

Claudio Makelele është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Ai kontribuo në rezultatet pozitive të skuadrave si Real Madrid apo Chelsea, me të cilën fitoi shumë nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Shumica e njerëzve e pëlqejnë Makelelen, kryesisht për faktin se sa i mirë ishte. Megjithatë dikush që mund të mos konsiderohet si fansi i tij më i madh do të ishte Ronaldinho.

Duke folur për “RMC”, 48-vjeçari zbuloi se gjatë një ndeshjeje ai kërcënoi se do ta dërgonte brazilianin në spital, duke thënë:

“Në një moment, Ronaldinho e kaloi vijën. Unë shkova tek ai dhe i thashë: ‘Djalë, më mirë të tregoje sjellje të mira në driblimin kundër meje, sepse me të gjitha truket e tua do të të dërgoj në spital.’ Çfarë tha Ronaldinho? Më dha topin dhe më kërkoi falje”,-zbuloi Makelele.

Është mëse normale që një mesfushor qendror të jetë ngopur nga truket dhe goditjet e Ronaldinhos, kryesisht sepse ishte e vështirë t’i afroheshe.

Duket më pak e mundshme që ish-lojtari i Barcelonës ta kishte dhënë topin kaq lehtë, por ju mund ta imagjinoni Makelelen duke e marrë atë vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat