Aguero në stafin e kombëtares së Argjentinës në Botërorin e Katarit?

Futboll

Aguero në stafin e kombëtares së Argjentinës në Botërorin e Katarit?

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 13:14
Aguero në stafin e kombëtares së Argjentinës në Botërorin e Katarit?

I detyruar dhjetorin e kaluar t’i jepte lamtumirën futbollit për shkak të aritmisë kardiake, ish-sulmuesi Sergio Agüero (33 vjeç) mund të qëndrojë përsëri afër fushës së blertë.

Në mikrofonin e “Radio 10”, ish-lojtari i kombëtares argjentinase ka shprehur mundësinë për të qenë i pranishëm në Katar për Botërorin 2022 (21 nëntor – 18 dhjetor), si pjesëtar i stafit teknik të trajnerit Lionel Scaloni.

“Kam folur me Scalonin, ai më telefonoi, – shpjegoi ish-sulmuesi i Manchester Cityt dhe Barcelonës.

Djemtë gjithashtu, si dhe (Claudio) Chiqui Tapia (presidenti i Federatës Argjentinase). Po mendojmë të kemi një takim këtë javë. Ideja është të shkoj dhe të shoh se çfarë mund të bëj.

Gjithsesi, ekziston ideja për t’iu bashkuar stafit teknik. Dua të jem në Kupën e Botës. Realiteti është që nëse shkoj, do të jem me djemtë, do të jem në stërvitje. Kjo nuk është problem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat