Parisienët e pësojnë keq për herë të parë pas dy vitesh

Futboll

Parisienët e pësojnë keq për herë të parë pas dy vitesh

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 23:09
Parisienët e pësojnë keq për herë të parë pas dy vitesh

Paris Saint-Germain dhe treshja e sulmit Messi-Mbappe-Neymar kanë zhgënjyer të gjithë ndjekësit e futbollit, e në veçanti mbështetësit e parisienëve, duke u mundur me rezultatin 3-1 nga ekipi i Nantes në takimin e raundit të 25-të të Ligue 1.

Ekipi i trajnerit Mauricio Pochettino ka pësuar dy gola brenda 16 minutave të para të ndeshjes, ndërsa dominimi i këtij fraksioni ka qenë i vendasve.

Një shërbim i Simon për Kolo Muani dhuroi golin e parë dhe të avantazhit për “kanarinat” në minutën e 4’. Ndërsa në minutën e 16’ ishte Merlin, ai i cili pas aistit të Bukari do të shënonte golin e dytë për Nantes.

Neymar, Messi dhe Mbappe, patën të tre raste për të shënuar në këtë fraksion, por asnjëri prej yjeve të “kuqebluve” të Parisit nuk ia dolën të finalizonin siç duhej.

Një moment konfuzioni solli minuta e 45+1, me arbitrin që nxori kartonin e kuq për mbrojtësin e “kanarinave”, Dennis Appiah, por që më pas e ndërroi me të verdhë.

Teksa në minutën e 45+6’ Nantes “do të shkatërronte” ekipin e PSG-së, duke realizuar golin e tretë, me Blas që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Wijnaldum.

Në pjesën e dytë PSG erdhi më kërkuese dhe tentoi “të ndryshonte fytyrë”, duke realizuar golin e parë të këtij takimi në minutën e 47’, në një koordimin shumë të bukur Messi-Neymar, me brazilianin që goditi portën e Lafont. I pafat ishte superylli i Argjentinës, i cili numëron sot ndeshjen e 800-të në karrierën e tij, por që e mbylli pa gol dhe me vetëm një asist.

Në minutën e 59’ të takimit Neymar mori sërish qendrën e vëmendjes, por këtë herë jo për mirë, pasi shpërdoroi një penallti, që ndoshta po të ishte realizuar do i jepte zemër për më tej ekipit të PSG-së.

Mbappe po ashtu ka zhgënjyer në plot raste trajnerin Pochettino, duke humbur mundësi mjaft të mira për të realizuar, por duke mos qenë i vetmi në këtë pozitë, pasi edhe Messi, Di Maria apo Verrati nuk kanë mundur të shënojnë në raste që në dukje ishin mjaft të thjeshta për të realizuar.

Pas kësaj disfate PSG vijon të jetë në krye të Ligue 1 në kuotën e 59 pikëve, ndërsa Nantes fiton shumë pozicione, duke u ngritur nga vendi i dhjetë, në pozicionin e pestë me 38 pikë.

Kjo bëhet hera e parë pas dy vitesh që ekipi i Paris Saint-Germain pëson tre gola në pjesën e parë, teksa hera e fundit ka qenë në shkurtin e vitit 2020 në ndeshjen me Amiens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat