Aguero: Jam i frikësuar

Futboll

Aguero: Jam i frikësuar

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:12
Aguero: Jam i frikësuar

Sergio Aguero ka pranuar se dëshiron të luajë futboll, por frikësohet se mund t’i përkeqësohet gjendja.

Ish-sulmuesi u detyrua të pensionohet para kohe nga futbolli pas këshillave mjekësore nga mjekët e tij.

Sipas “TYC Sports”, Aguero deklaroi se dëshiron të luajë futboll por frikësohet se mund t’i përkeqësohet gjendja.

“Sot dua të luaj, por jam i frikësuar. Jam stërvitur gjatë gjithë jetës sime në maksimum dhe në gara të mëdha. Nuk shikoj futboll apo lajme, nuk më intereson çfarë është duke ndodhur.

Unë përqendrohem në atë që më pëlqen më shumë, si miqtë. Rikthimi për të luajtur më vjen në kokë herë pas here, por e di që është diçka që nuk mund ta bëj. Më thanë se isha me fat sepse mund të kisha patur lehtësisht një atak në zemër. Tani është koha për t’u çlodhur, jam i kënaqur me atë që po bëj”, deklaroi Aguero.

Aguero pas një lëndimi të rëndë që pësoi gjatë ndeshjes ndaj Alaves, ai u diagnostifikua me aritmi kardiake, si rezultat i kësaj ai u detyrua të tërhiqet nga futbolli para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat