Spanjolli vëzhgohet nga disa klube tjera evropiane

Futboll

Spanjolli vëzhgohet nga disa klube tjera evropiane

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:08
Asensio

Klubi spanjoll, Real Madrid është i vendosur për të nisur bisedimet me Asension për rinovimin e kontratës së re, raporton “AS”.

Klubi nga ‘Bernabeu’ synon ta mbajë në skuadër edhe disa vite Asension, i cili po shfaq formë të mirë këtë sezon të garave.

Marrëveshja aktuale e 26-vjeçarit me ‘mbretërit’ skadon në vitin 2023, por thuhet se ‘Los Blancos’ janë të etur për mbajtur në skuadër spanjollin.

Asensio këtë sezon të garave, ka shënuar nëntë gola në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Ndryshe, spanjolli vëzhgohet nga disa klube tjera evropiane, por mësohet se Real Madridi është i vendosur për të rinovuar kontratën e re me Asension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat