Johnson: Është e paimagjinueshme që finalja e Champions League të zhvillohet në Rusi

Futboll

Johnson: Është e paimagjinueshme që finalja e Champions League të zhvillohet në Rusi

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:12
Johnson: Është e paimagjinueshme që finalja e Champions League të zhvillohet në Rusi

Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti “të paimagjinueshme” mbajtjen e finales së Ligës së Kampionëve të këtij viti në Shën Petersburg, pas vendimit të Vladimir Putin për të njohur si të pavarura “Republikat Popullore” të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

“Unë mendoj se është e paimagjinueshme që një turne i madh futbolli të mbahet në Rusi pas pushtimit të një shteti sovran,” tha Boris Johnson, duke iu referuar ministres britanike të sportit Nandin Doris:

“Kam rezerva serioze për ngjarjet sportive që do të mbahen në Rusi, siç është finalja e Champions League. Do të diskutojmë me autoritetet kompetente".

Finalja e Champions League është planifikuar të zhvillohet më 28 maj në Gazprom Arena në Shën Petersburg.

Pas zhvillimeve katastrofike të ditëve të fundit dhe fjalimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gazeta britanike “Daily Star” raporton sot se UEFA po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së selisë së finales, nëse ka një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës dhe shton se në një rast të tillë, Londra dhe stadiumi Wembley janë alternativa më e mundshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat