Shpërthen në kritika

Futboll

Shpërthen në kritika

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Shpërthen në kritika

Cristiano Ronaldo po mundohet në çdo mënyrë që të  shtyjë Mançester Junajtid drejt rezultateve të rëndësishme në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Por pakkush priste që portugezi të jepte edhe leksione si të bëjë portierin një prej atyre që prej vitesh mbahet si një i elitës në këtë rol, David De Gea.

Kamerat fiksuan në një moment të sfidës së Ligës së Kampioneve të së mërkurës Ronaldon i cili iu afrua De Geas dhe filloi t’i jepte shpjegime si të dilte të kontrollonte topin në një goditje këndi të Atletikos e më pas të priste për shokët e skuadrës teksa dilnin para.

Një moment që ka pushtuar rrjetin me tifozë të shumtë që kanë kritikuar jo portugezin, por gardianin i cili ka lënë për të dëshiruar në eksperiencën e tij te “djajtë e kuq” duke u bërë shpesh protagonist gafash.

“Si nuk i vjen turp”, ishte komenti i një prej tifozëve që postoi këtë moment të ndeshjes së Ligës së Kampioneve, ndërsa kishte edhe të tjerë të cilët mbajtën të njëjtin qëndrim duke kujtuar se një portier që vlerësohej nga më të mirët në qarkullim, po merrte leksione nga një sulmues dhe kjo nuk ishte aspak normale për këto nivele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat