Barcelona tregon tjetër fytyrë në stadiumin "Diego Armando Maradona" për dallim nga sfida e parë në "Camp Nou".
Napoli pësoi debakël me rezultat 4:2 nga Barcelona, në ndeshjen e kthimit të Europa League.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit nga minuta e parë por patën një mbrëmje të keqe me Napolin, duke mos i rezistuar sulmit të rivalit.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minuta e parë, kur mysafirët udhëhoqën me 1:3.
Alba në minutën e 8-të e de Jong në atë të 13-tën shënuan për 0:2, për të ngushtuar rezultatin Insigne në minutën e 23-të.
Në fund të pjesës së parë, Pique thellon epërsinë në 1:3.
Në pjesën e dytë një Barcelonë gjithnjë e më e frikshme dhe shënou edhe një herë përmes futbollistit Aubameyang në minutën e 59-të, 1:4.
Politano në minutën e 87-të shënon dhe ngushton humbjen në 2:4.
Ndeshja e parë përfundoi 1:1, ndërsa Barcelona me rezultat të përgjithshëm 5:3 kualifikohet në rrethin tjetër.