Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, reagon Pele

Futboll

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, reagon Pele

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:28
Pele

Rusia është duke vazhduar me sulmet e njëpasnjëshme në Ukrainë.

Kjo ka ndikuar shumë edhe në aspektin sportiv, ku shumë klube dhe legjenda të futbollit kanë reaguar për këtë çështje ndërkombëtare.

Së fundmi, legjenda braziliane, Pele shkroi se i lutet Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria.

“Vitet kalojnë, por pak ka ndryshuar që kur isha fëmijë. Tragjeditë që kemi përjetuar tashmë duhet të na kishin mësuar të ndërtonim një botë më paqësore. Unë i dërgoj solidaritetin tim popullit të Ukrainës. Jam në lutje, duke i kërkuar Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria”, shkroi ai.
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat