Tuchel thumbon keq Lukakun

Futboll

Tuchel thumbon keq Lukakun

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:13
Tuchel thumbon keq Lukakun

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel foli edhe për Romelu Lukakun dhe thashethemet e fundit që e kanë afruar sërish belgun me Interin në të ardhmen e afërt:

“Ishte mirë këtë javë, si të tjerët. Një lojtar i rëndësishëm, e kuptoj që ka shumë vemendje ndaj tij, sepse është paguar shumë para.

Megjithatë, po t’i shikosh gjërat më shumë nga jashtë do të zbulosh që ka luajtur rregullisht në fillim, është e njëjta situatë si e Jorginho. Edhe ai nuk ka luajtur kohët e fundit si në fillim, sepse e pamë pak të lodhur mendërisht.

Vendimet janë gjithmonë të qarta dhe lojtarët i pranojnë ato. Që nga momenti që luan për Chelsea, ti pranon që skuadra është e para dhe kjo është arsyeja pse nuk ka ndjenja të vështira, as nga unë dhe as nga Romelu.

I kënaqur me reagimin e Lukakut? Nuk i lexoj gazetat, kështu që nuk e di reagimin. Unë iu besoj lojtarëve të mi dhe përqendrimit të tyre. Ai është i qetë për momentin. Ne kemi rikuperuar disa lojtarë dhe për rrjedhojë edhe disa cilësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat