Një tjetër goditje ka ardhur sot për Rusinë

Futboll

Një tjetër goditje ka ardhur sot për Rusinë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:10
Një tjetër goditje ka ardhur sot për Rusinë

Kombëtarja e Polonisë ka vendosur që zyrtarisht të mos pranojë të luajë kundër Kombëtares Ruse në play-off të Botërorit 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza.

Këto dy Kombëtare ishte parapatë të përballen në mes vete më 24 mars në Moskë, por për shkak të sulmit ushtarak ndaj Ukrainës, polakët kanë vendosur të mos luajnë kundër rusëve.

“Nuk ka më kohë për fjalë, është koha për veprim. Për shkak të eskalimit të situatës dhe agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, ekipi kombëtar polak nuk e ka ndërmend ta zhvillojë ndeshjen e play-offit kundër Rusisë.

Ky është vendimi i duhur. Ne jemi në bisedime me Federatat e Suedisë dhe të Republikës Çeke për t’ia treguar qëndrimin tonë FIFA-s”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat