Lewandowski nuk e imagjinon ndeshjen me Rusinë, e mbështet Vlora Çitaku

Futboll

Lewandowski nuk e imagjinon ndeshjen me Rusinë, e mbështet Vlora Çitaku

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:21
Lewandowski nuk e imagjinon ndeshjen me Rusinë, e mbështet Vlora Çitaku

Futbollisti polak, Robert Lewandowski e bëri një postim në rrjetet sociale sot, duke e përkrahur vendimin e Federatës Polake të Futbollit për të mos pranuar që të luajë me Rusinë në ndeshjen e play-offit të Botërorit 2022.

Sulmuesi i Bayern Munichut tha se nuk mund ta imagjinojë të luajë kundër Kombëtares Ruse në një situatë kur agresioni i armatosur në Ukrainë po vazhdon.

E postimin e kapitenit të Polonisë e ka shpërndarë në rrjetet sociale ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës e ka shkruar mbiemrin e futbollistit me një “emoji” të forcës dhe kurajës, por edhe të mbështetjes.

Sot, Federata Polake e Futbollit ia dha një goditje tjetër Rusisë.

Paraprakisht, UEFA dje vendosi që ta anulojë zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në St Petersburg, duke e zhvendosur atë në Paris të Francës.

Gjithashtu, Formula 1 njoftoi se sivjet nuk do të mbahet gara për çmimin e madh në këtë vend.

As garat ndërkombëtare të shahut, të parapara të zhvillohen sivjet në Rusi, nuk do të mbahen.

Gjithashtu, klubet evropiane dhe UEFA po e ndërpresin bashkëpunimin me kompanitë ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat