Ramadani konfirmon ekipin fitues

Futboll

Ramadani konfirmon ekipin fitues

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:09
Ramadani konfirmon ekipin fitues

Egnatia dhe Kastrioti janë gati të zbresin në fushë. Dy ekipet që po luftojnë për të qëndruar në Superiore, do të përballen sot në “Arena Egnatia”, takim që do të fillojë në orën 13:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Asnjë ndryshim te vendasit. Trajneri Zekirija Ramadani u ka besuar të njëjtëve që luajtën përballë Skënderbeut. Skema taktike do të jetë 4-2-3-1 me Pedro Auguston në majë të sulmit që do të ndihmohet nga treshja Ademi-Levendi-Jackson.

Emiliano Çela nuk heq dorë nga skema 4-1-4-1. Kastrioti vjen me vetëm një ndryshim krahasuar me triumfin ndaj Tiranës kryesuese. Abaz Karakaçi ka pasur probleme shëndetësore, dhe në vend të tij do të luajë nigeriani Onanuga.

Egnatia-Kastrioti
Formacionet zyrtare 

EGNATIA (4-2-3-1): Puja; Lila, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Michael; Ademi, Levendi, Jackson; Pedro Augusto. Trajner: Zekirija Ramadani.

KASTRIOTI (4-1-4-1): Sali; Neziri, Selmani, Hussein, Rami; Onanuga; Greca, Hasani, Basha, Zogaj; Kaina. Trajner: Emiliano Çela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat