IOC rekomandon përjashtimin e sportistëve rusë e bjellorusë

Futboll

IOC rekomandon përjashtimin e sportistëve rusë e bjellorusë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:23
IOC rekomandon përjashtimin e sportistëve rusë e bjellorusë

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u ka rekomanduar të gjitha Federata Ndërkombëtare Sportive dhe vendeve që organizojnë evente ndërkombëtare që të mos lejojnë pjesëmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë.

Kjo, për shkak të luftës që Rusia ka nisur prej disa ditësh në Ukrainë.

Ky është vendimi i dytë që IOC merr kundër këtyre dy shteteve, pas atij të anullimit të çdo eventi sportiv ndërkombëtar në Rusi e Bjellorusi, vendim marrë tri ditë më parë. Sipas IOC, Rusia ka shkelur “armëpushimin olimpik” dhe është mbështetur në këtë sulm ushtarak edhe nga Bjellorusia.

Janë mjaft kampionë rusë që rrezikojnë të mos luajnë në evente të ndryshme ndërkombëtare për një periudhë të gjatë. Kampionët e tenisit, Formula 1, atletikës etj., rrezikojnë të mos garojnë në asnjë event sportiv edhe pse vendimin do ta marrë çdo Federatë apo vend organizator i turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat