Ceferin: E vështirë t’i evakuojmë lojtarët nga Ukraina

Futboll

Ceferin: E vështirë t’i evakuojmë lojtarët nga Ukraina

Më: 3 mars 2022 Në ora: 12:08
Ceferin: E vështirë t’i evakuojmë lojtarët nga Ukraina

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, foli edhe për luftën në Ukrainë:

“Askush nuk e priste një luftë në mes të Evropës. Edhe ne po lëvizim si UEFA, kam qenë në telefon për 48 orë me lojtarët dhe trajnerët për t’i ndihmuar ata të largohen nga Ukraina.

Kërkova ndihmë nga qeveritë, por ato nuk mundën të bënin asgjë, sepse askush nuk mund të garantonte sigurinë e njerëzve. Është e vështirë të shpjegohet se sa të vështira ishin këto biseda.

Një nga lojtarët që u largua Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time. Duhet të punojmë shumë për të bërë pjesën tonë. Shpresojmë që lufta dhe kjo çmenduri të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur”.

UEFA, gjithashtu po merr anën në mbështetje të viktimave të konfliktit në Ukrainë. Përmes “Fondacionit UEFA për Fëmijët”, në fakt, organi kryesor i futbollit evropian ka dhuruar 100.000 € për të ndihmuar fëmijët ukrainas që kanë ikur në Moldavi.

Ky donacion mundësoi dje ngarkesën e parë me nevoja elementare që të arrijë te popullata e larguar nga lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat