Ballkani përballet me Llapin, Drenica kundër Dritës

Futboll

Ballkani përballet me Llapin, Drenica kundër Dritës

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:06
Ballkani përballet me Llapin, Drenica kundër Dritës

Skuadrat elitare rikthen në aksion këtë fundjave me ndeshjet e javës së 23-të.

Edhe ky vikend, pritet të jetë i zjarrtë pasi që tashmë çdo sfidë është e rëndësishme për secilën skuadër.

Kjo xhiro rikthehet të shtunën pasdite me dy duele interesante, Malisheva-Feronikeli dhe Dukagjini-Prishtina.

Në përballjen e parë, Malisheva llogaritet favorite në duel me Niklin, derisa interesant pritet të jetë në ndeshjen që luhet në Klinë mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

E diela pasdite vjen me tri ndeshjet tjera të javës së 23-të. Padyshim se kryendeshja luhet në Therandë, ku lideri i tabelës, Ballkani ballafaqohet me Llapin, skuadra këto që synojnë titullin e kampionit.

Ndërkohë, në dy ndeshjet tjera takohen: Drenica-Drita dhe Gjilani Ulpiana.

Duhet cekur së të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave transmetohen live në radio numër NJË, Radio Kosova.

Superliga / Java e 23-të

Të shtunën takohen:  

Malisheva-Feronikeli

Dukagjini-Prishtina

Të dielën takohen:

Drenica-Drita

Gjilani-Ulpiana

Ballkani-Llapi

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00, përveç duelit Ballkani-Llapi që nis në orën 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat