Roma fiton derbin, Kumbulla zverdhet

Futboll

Roma fiton derbin, Kumbulla zverdhet

Nga: K.G. Më: 5 mars 2022 Në ora: 19:57
Roma fiton derbin, Kumbulla zverdhet

Roma shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Atalantës, në derbin e javës së 28-të të Serie A. 

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit titullar për Romën. 

Kumbulla u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të. 

Abraham në minutën e 32-të shënoi për fitoren e madhe të romakëve. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u fut në lojë në minutën e 82-të por me Atalantën nuk arritën të barazojnë rezultatin në stadiumin "Olimpico".

Në minutën e 90+4, de Roon i Atalantës dhe Mkhitaryan i Romës, u ndëshkuan me karton të kuq pas të verdhëve. 

Roma është në vend të pestë me 47 pikë por ka një takim më shumë se Atalanta që gjendet një vend më poshtë dhe me 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat