Trajneri i Torinos e konfirmon për Berishën

Futboll

Trajneri i Torinos e konfirmon për Berishën

Më: 5 mars 2022 Në ora: 20:00
Trajneri i Torinos e konfirmon për Berishën

Etrit Berisha do të debutojë në Serinë A me Torinon në ditën e nesërme.

Asnjë paraqitje nuk ka rregjistruar më herët gardiani shqiptar në këtë sezon, pavarësisht kritikave të mëdha për portierin e parë serb, Milinkoviq Saviq. Ky i fundit ka rregjistruar një sërë paraqitjesh negative në takimet e fundit, e megjithatë ka pasur besimin e Juriq.

Pas dëmtimit të Savic, u përfol se Torino do t’i jepte besim portierit të ri, Gemello, çka do të thoshte se Berisha përfundonte si zgjedhje e tretë.

Megjithatë vetë Juriq e ka konfirmuar për mediat se në ndeshjen e nesërme ndaj Bologna është radha për Berishën që të jetë titullar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat