Pronari i ekipit të bejsbollit në garë për aksionet e të kaltërve

Futboll

Pronari i ekipit të bejsbollit në garë për aksionet e të kaltërve

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:30
Pronari i ekipit të bejsbollit në garë për aksionet e të kaltërve

Aksionet e klubit të Chelsea, të cilat dolën në shitje nga oligarku rus, Roman Abramoviç, ka futur në garë shumë biznesmenë nga bota, ku dy më të fundit janë miliarderi britanik, Nik Kendi dhe pronari i Çikago Kabs, Tomas Rikets.

Biznesmeni i famshëm britanik, Nik Kendi, është një fans i vjetër i skuadrës nga Londra dhe e ka bërë të hapur kërkesën e tij për të marrë aksionet e kampionëve të Europës dhe botës. Sipas mediave në Britani, Kendi ka kontaktuar kompaninë e tij në Nju Jork për të nisur bisedimet për të nisur një ofertë drejt Abramoviçit.

Nga ana tjetër, Tomas Rikets, është zotëruesi i aksioneve të ekipit bejsboll amerikan, Çikago Kabs. Ai gjithashtu po mendon që të hy në garën për aksionet e Çelsit, duke menduar se mund të bëjë mirë dhe për shkak të eksperiencës së tij në menaxhimin e klubeve sportive.

Gjithashtu është bërë me dije se një prej biznesmenëve që ishte në garë është tërhequr. Ai ishte Majkëll Rubin, i cili është aksionet te Kristal Palas, në ekipin e basketbollit Filadelfia 76ers dhe ekipit të hokejit Nju Xhërsi Devëlls.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat