Gashi paralajmëron edhe Llapin

Futboll

Gashi paralajmëron edhe Llapin

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:54
Gashi paralajmëron edhe Llapin

BKT Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.

Këtë xhiro ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten,.

Një duel shumë interesant pritet të jetë ai në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës.

Skuadra e Drenicës vjen në këtë takim pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Dritës, atje ku shkëlqeu mesfushori i kësaj skuadre, Fatlum Gashi.

Ai është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Gashi tha se do të tentojnë të marrin fitore edhe në takimin ndaj Llapit.

“Mendoj se mund të jetë një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh formën e mirë që po kalon Llapi, por pas një fitoreje të vështirë që arritëm kundër Dritës, jemi shumë të motivuar që të shkojmë për një rezultat pozitiv në Podujevë“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat