Bayerni synon kualifikimin

Futboll

Bayerni synon kualifikimin

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:06
Bayerni synon kualifikimin

Bayerni do të luajë sot në “Allianz Arena” një ndeshje të rëndësishme në Champions.

Pas barazimit 1:1 në Austri ndaj Salzburgut, trajneri i kampionëve të Gjermanisë tha për mediat se skuadra e tij nuk e diskuton fitoren.

Mesfushori i Bayernit, Thomas Muller, ishte i pranishëm së bashku me trajnerin Nagelsman në konferencën për shtyp. Ai tha se skuadra ishte gati për të dhënë maksimumin dhe për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

“Në ndeshjen e parë e pamë se çfarë ishte në gjendje të bënte Salzburgu.

Kjo mjafton për ta marrë seriozisht ndeshjen. Jam i bindur që në Munih do të jetë një histori tjetër.

Ne duam të shkojmë në turin tjetër dhe për këtë na duhet një ndeshje perfekte. Nëse nuk fitojmë nesër, atëherë sezoni mund të quhet i dështuar për ne.

Por, nuk dua të mendoj për këtë gjë pasi ajo nuk do të ndodhë, vetëm nëse nuk bëjmë ndeshjen e jetës.

Jemi të karikuar dhe gati për të luftuar deri në fund për të vazhduar aventurën tonë në Europë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për të fituar”, tha mesfushori i kombëtares gjermane para ndeshjes së kthimit ndaj Salcburgut në Champions. Sfidë që do të startojë sot në orën 21:00 në “Allianz Arena” të Munihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat