Dinamos i mjafton një gol

Futboll

Dinamos i mjafton një gol

Më: 8 mars 2022 Në ora: 18:53
Dinamos i mjafton një gol

Dita e martë ishte dhe dita e fundit e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, ku kishte rezervuar sfidën e mbijetesës midis Skënderbeut dhe Dinamos.

Sfida startoi në orën 16:45, në stadiumin e Korçës.

“Nëndetësja” e nisi mirë takimin, ku që në minutën e dytë shënoi me Mihanën.

Më pas skuadra e Devollit u mbyll mirë në mbrojtje për të mos pësuar dhe për të marrë tre pikët. Korçarët provuan shumë por nuk ia dolën, duke u mbyllur sfida në rezultatin minimal 0-1.

Ky rezultat i zhyti në krizë akoma më të thellë korçarët, të cilët vazhdojnë të jenë në vendin e fundit me 17 pikë.

Nga ana tjetër, Dinamo ngjitet në vendin e 8-të me 23 pikë dhe kjo fitore i jepë shpresë se skuadra e Devollit ende mund ta shpëtojë sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat