Kombëtarja italiane përshëndetet me Puma

Futboll

Kombëtarja italiane përshëndetet me Puma

Më: 9 mars 2022 Në ora: 14:20
Kombëtarja italiane përshëndetet me Puma

Këto do të jenë nëntë muajt e fundit për kombëtaren italiane me firmën sportivë Puma. Nga janari i vitit 2023, djemtë e Mancinit dhe të gjitha kombëtaret e tjera italiane do të veshin fanellat me sponsorin e Adidas.

Ky njoftim vjen direkt nga FIGC e cila ka nënshkruar një partneritet afatgjatë me kompaninë gjermane. Për presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, kjo është një marrëveshje e rëndësishme.

“Njoftimi i partneritetet me Adidas është një burim krenarie për FIGC.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap themelor në rrugën e rritjes së apelit tonë komercial dhe forcon procesin e zhvillimit të markës sonë si në Itali ashtu edhe jashtë saj. Pasioni dhe entuziazmi që kemi gjetur tek Adidas janë të njëjtat që Federata Italiane thellon çdo ditë për të promovuar të gjitha kombëtaret italiane dhe futbollin italian, në çdo nivel”.

Kënaqësi edhe për CEO e Adidas, Kasper Rorsted i cili tha:

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë të shpallim këtë partneritet afatgjatë me Federatën Italiane të Futbollit. Ne jemi të emocionuar që një nga ekipet kombëtare më të suksesshme i bashkohet portofolit tonë të federatave ndërkombëtare, krahas gjigantëve të tjerë si DFB (Gjermani), RFEF (Spanjë), AFA (Argjentinë) dhe RBFA (Belgjikë). Presim për të arritur qëllime të mëdha së bashku”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat