Ronaldo largohet në fund të sezonit?

Futboll

Ronaldo largohet në fund të sezonit?

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:35
Ronaldo largohet në fund të sezonit?

Tensionet mes futbollistit portugez Cristiano Ronaldo dhe Manchester United arritën një nivel tjetër fundjavën e kaluar, teksa portugezi nuk luajti në derbin kundër Manchester Cityt dhe mediat britanike pretendojnë se ai po largohet nga Old Trafford.

Qytetarët mposhtën “Djajtë e Kuq” me rezultatin 4-1 dhe treguan se kush është “bosi në qytet”, ndërsa 37-vjeçari Ronaldo nuk ishte pjesë e skaudrës së United. Mediat britanike shkruajnë se CR7 tashmë ka vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit nëse nuk kualifikohet në Champions League, që është një skenar i mundshëm.

Ronaldo kërkon një transferim te PSG dhe të provonte së bashku me Lionel Messin dhe Neymar. Mediat shkruajnë se portugezi do të largohet nga klubi pasi marrëdhënia e tyre nuk mund të përmirësohet më.

Vendimi i Cristianos për të udhëtuar drejt Portugalisë në vend që të ishte me skuadrën në derbin e së dielës nuk u prit mirë në dhomat e zhveshjes dhe kur mbërriti për stërvitje të martën, u shoqërua nga dy truproja.

Mësohet se Ronaldo nuk e kupton pse menaxheri Ralf Rangnick e ka lënë jashtë skuadrës së derbit dhe bëhet e ditur se gjermani ka thënë se shkak ka qenë dëmtimi.

Portugezi u largua nga Carrington gjithashtu i shoqëruar nga një truproje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat