Rashica e Broja pritet të luajnë titullarë sot

Futboll

Rashica e Broja pritet të luajnë titullarë sot

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:36
Rashica e Broja pritet të luajnë titullarë sot

Premier Liga e Anglisë do të rikthehet sot me katër ndeshje që kanë mbetur pa u zhvilluar javë më parë për shkak të pandemisë Covid-19.

Chelsea do të luajë si mysafir i skuadrës së fundit në renditjen tabelare dhe kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për skuadrën e Thomas Tuchel për të marr tre pikë të reja.

Anësori kosovar Milit Rashica pritet që të luajë nga minuta e parë për Norwich Cityn, skuadër kjo e cila ka katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit.

Një sfidë tjetër interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet në “Mary's Stadium”, aty ku Southamptoni e pret Newcastle United. Këto dy skuadra janë duke kaluar nëpër një formë të mirë të rezultateve në javët e fundit.

Sulmuesi shqiptar Armando Broja pritet të luajë nga minuta e parë për Southamptonin derisa po kalon nëpër një formë shumë të mirë me skuadrën angleze.

Dy sfidat tjera jannë Wolves-Watford dhe Leeds United-Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat