Juventusit i rikthehen dy mbrojtësit

Futboll

Juventusit i rikthehen dy mbrojtësit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:59
Juventusit i rikthehen dy mbrojtësit

Masimiliano Alegri rigjen shtysën nga krahët dhe mund të rikthehet të marrë frymë disi më lirisht në pritje të transfertës me Sampdorian, nesër pasdite në kampionat.

Trajneri i Juventusit ka parë dje në stërvitje mbrojtësit Matia de Shiljo dhe Aleks Sandro që të punojnë me regjim të plotë dhe pa dyshim që i gjithë ekipi mund të përgatitet më i qetë duke mos harruar se të mërkurën do të vijë Vijareali në Torino, për të vendosur se kush do të presë biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Madje, për ta bërë edhe më të bukur ditën e djeshme ka menduar edhe prezenca e Huan Kuadrados në grup, i cili ka lënë pas temperaturën që e kishte goditur, ndonëse nuk është stërvitur me regjim të plotë si pjesa tjetër.

Ndoshta për kolumbianin mund të ketë një pauzë të shtunën, duke parë ndeshjet e shumta radhazi, për të qenë gati dhe me mushkëritë e karikuara për “Nëndetësen e Verdhë”.

Në të njëjtën kohë duhet kuptuar nëse Dushan Vlahoviç do të pushojë kundër Sampdorias, duke parë se me Specian tregoi shumë lodhje.

Ndërsa sot, kur Masimiliano Alegri do të dalë në konferencën për shtyp do të mësohet nëse Paulo Dibala do të jetë i grumbulluar apo jo për duelin në Xhenova, të paktën për të luajtur një grusht minutash në pjesën e dytë dhe për të parë nëse argjentinasi do të jetë gati për Vijarealin apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat