Dy sulmuesit e Chelsea alternativat e Barcelonës për sulm

Futboll

Dy sulmuesit e Chelsea alternativat e Barcelonës për sulm

Më: 12 mars 2022 Në ora: 18:01
Werner dhe Lukaku

Timo Werner dhe Romelu Lukaku janë alternativat e Barcelonës nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Erling Haaland.

Barcelona tashmë është në kërkim të një sulmuesi, si shumë ekipe edhe Barça janë pas sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Por sipas informacioneve të fundit Haaland pritet të kalojë te Manchester City, nëse ndodhë diçka e tillë, Barcelona pritet të shkojë pas Werner dhe Lukaku.

Romelu Lukaku nuk është i lumtur te Chelsea dhe me shumë gjasë gjatë afatit kalimtar të verës do të largohet.

Werner gjithashtu nuk po kalon në një periudhë të mirë te ‘Londinezët’ dhe mund të largohet.

Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga dy lojtarët e Chelsea mund të transferohen drejt Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat