Ramadani: Lojtarët menduan që çdo gjë mbaroi

Futboll

Ramadani: Lojtarët menduan që çdo gjë mbaroi

Më: 12 mars 2022 Në ora: 19:26
Ramadani: Lojtarët menduan që çdo gjë mbaroi

Egnatias i iku fitorja në minutën e fundit ndaj Partizanit. Rrogozhinasit barazuan 2-2 dhe në përfundim të sfidës, trajneri Zekerija Ramadani u shpreh shumë i zhgënjyer.

“Patjetër të vish në avantazh në minutën ne 89. Dhe të kesh futbollistët më tepër dhe të pësosh. Ndehem shumë i mërzitur. Ishim me dy futbollistë më tepër. Kishte shumë episode brenda takimit, patëm fat tek penalltia. Në pikë për momentin është mirë, por në të ardhmen do ti vuajmë. Sot i humbëm dy pikë.”

“Lojtarët menduan që çdo gjë mbaroi. Një duel i humbur dhe pastaj njihet kualiteti i futbollistit që na ndëshkoi. Ishte një gol që mund të evitohej. Në atë momente duhej që Levendi të ndërhynte ndaj kundërshtarit.”

“Kur kishim një futbollist më tepër doja të mbanim topin. Ndoshta presioni i rezultatit. Kemi dalë shumë mirë në sulme. Pas arritjes së golit të dytë, kishte faull për ne në cep të fushës. Ty duhet ta mbanim.

Edhe kur u humb topi, duhej të bëhej një ndërhyrje dhe të menaxhoheshin minutat e fundit. Po të kisha mundësi do të bëja në zëvendësim”, tha Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat