Dallku: Do të luftojmë deri në fund për çdo pikë

Futboll

Dallku: Do të luftojmë deri në fund për çdo pikë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 15:38
Dallku: Do të luftojmë deri në fund për çdo pikë

Dukagjini nuk ka arritur më shumë se një barazim përballë Dritës 0-0.

Ka qenë një ndeshje ku dy ekipet krijuan disa raste në pjesën e dytë, por pa arritur të gjenin golin.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka mbetur i dëshpëruar me barazimin ndaj skuadrës gjilanase.

Dallku tha pas ndeshjes se nuk i konkretizuan rastet që patën, derisa ka thënë se do të luftojnë deri në fund për të siguruar qëndrimin në elitë.

"Do të luftojmë deri në fund për çdo pikë. Rëndësi kanë pikët dhe sot kishim mundësi të arrijmë fitore por nuk i konkretizuam rastet”, tha  Dallku.

Me këtë barazim Drita vazhdon të mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani, derisa Dukagjini është e teta në tabelë me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat