Nadal mendon rikthimin në majën e renditjes

Futboll

Nadal mendon rikthimin në majën e renditjes

Më: 15 mars 2022 Në ora: 12:27
Nadal mendon rikthimin në majën e renditjes

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinalet e turneut Masters të Indian Wells, duke korrur fitoren e 17-të sezonale.

Këtë vit, spanjolli nuk ka pësuar ende asnjë humbje, duke fituar deri më tani tri turne (Melburn, Australian Open, Akapulko) dhe ndodhet në vendin e katërt në botë.

Nadal, pas triumfit 2-0 ndaj britanikut Daniel Evans, korri fitoren nr.400 në turnetë Masters, një rezultat fantastik për spanjollin, që tashmë mendon për majën e renditjes botërore.

Ai është 2000 pikë pas Medvedev, por së shpejti nisi turnetë e fushave me dhè, sipërfaqja e tij e preferuar.

“Për momentin jam ende larg kreut, por gjithçka mund të ndodhë. Përpara janë fushat me dhè, ku synoj të jap dhe të marr maksimumin, për të grumbulluar sa më shumë pikë. Asgjë nuk është e lehtë, pasi kam nevojë edhe të pushoj pak”, u shpreh Rafael Nadal, fitues i 21 grand slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat