Tottenham nis bisedimet për Depayn

Futboll

Tottenham nis bisedimet për Depayn

Më: 15 mars 2022 Në ora: 18:32
Tottenham nis bisedimet për Depayn

E ardhmja e Memphis Depay duket se do të jetë larg Barcelonës. Klubi katalanas ka marrë një ofertë zyrtare nga Tottenham për sulmuesin holandez, ose të paktën kështu raportojnë mediat në Spanjë.

Me afrimin e Ferran Torres, Aubameyang dhe Adama Traore dhe me targetet e reja të klubit “blaugrana”, duket se Depay nuk ka vend për vazhdimësi aty.

Ndërsa, kaloi te Barça me parametra zero, 28-vjeçari shihet si burim të ardhurash për klubin e Joan Laportës, i cili tashmë ka pikasur emra të mëdhenj për t’i bashkuar me skuadrën e tij siç janë Haaland apo Salah, ndonëse ende janë thjesht në mendjen e kreut të katalanasve.

Depay numëron 10 gola të realizuar në 27 ndeshje që ka luajtur për Barcelonën, një shifër jo shumë e pëlqyer nga Xavi, por e mjaftueshme për të nxitur interesin e klubeve të tjerë që do donin ta kishin holandezin, siç është rasti i Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat