Tebas i pret shpresat Barcelonës për Erling Haaland

Futboll

Tebas i pret shpresat Barcelonës për Erling Haaland

Më: 18 mars 2022 Në ora: 11:24
Tebas i pret shpresat Barcelonës për Erling Haaland

Joan Laporta ka mundur t’i ofrojë disa përforcime Xavit por a do të mund të bëjë të njëjtën gjë këtë verë?

La Liga ka publikuar së fundmi llogaritë e klubeve spanjolle dhe më e pakta që mund të themi është se  Barcelona është në gjendje të keqe, me një deficit që kalon një miliard euro dhe një bilanc negativ pagash prej 144 milionë euro.

Diçka për të qetësuar gjërat rreth Erling Haaland, të cilin Presidenti Laporta dukej se donte t’i ofronte Xavi dhe mbështetësve, në mënyrë që të rifillonte realisht projekti i Barçës, raporton LeSport10.

Shtypi katalanas vazhdon të besojë se gjithçka është ende e mundur, veçanërisht me një marrëveshje financiare të imagjinuar nga Joan Laporta. Megjithatë, këtë të enjte ai ka marrë një mesazh të ri të ashpër, nga presidenti i La Liga Javier Tebas.

“Duke pasur parasysh situatën në Barça, mendoj se do të jetë shumë e ndërlikuar”, shpjegoi presidenti i La Liga-s, sipas komenteve të raportuara nga MARCA. Nuk e di nëse do të mund të bëjnë diçka për Haaland-in, aq më tepër që përveç pozicionit të brishtë, nuk duhet të harrojmë se duhet të rikthehet edhe “fair-play” financiar”.

Barcelona nuk është i vetmi klub që ndjek hapat e Haaland, pasi përflitet gjithashtu se Real Madrid, Manchester City dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat