Hidhet shorti në Champions League, sfida të zjarrta

Futboll

Hidhet shorti në Champions League, sfida të zjarrta

Nga: K.Goca Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:18
Hidhet shorti në Champions League, sfida të zjarrta

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinale të Champions League në futboll.

Në çerekfinale janë tre ekipe spanjolle, Real Madrid, Atletico Madrid, Villareali, tre angleze Liverpooli, Manchester City, Chelsea, një gjermane Bayern Munihu dhe një nga Portugalia Benfica.

Ballafaqime të zjarrta, sidomos duhet veçuar përballjen mes Chelseat dhe Ream Madridit.

Takimet e çerekfinales: Chelsea - Real Madrid, Manchester City - Atletico, Villareal - Bayern dhe Benfica - Liverpool.

Fituesi i përballjes Manchester City – Atletico Madrid do të përballet me fituesin e sfidës Chelsea Real Madrid.

Gjysmëfinalet:

Manchester City/Atletico Madrid – Chelsea/Real Madrid

Benfica/Liverpool – Villareal/Bayerni.

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 5/6 prill, kurse ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 12/13 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat